zoom

Kosova

Publikohet foto, ky është efektivi i policisë që u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në Kaçanik

Publikohet foto, ky është efektivi i policisë që u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në Kaçanik

Ky është efektivi i policisë, Muhamed Lika i cili u qëllua për vdekje në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”, ndërsa ende nuk dihen arsyet e krimit.

Efektivi u gjet i plagosur rëndë, ndërsa ndërroi jetë në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik si pasojë e plagëve të marra.

Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me vrasjen e efektivit, ndërsa policia ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat dhe motivet.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaroi mbrëmë policia.


Postime të lidhura