Aplikacion
Detaje të reja, që lidhen me vrasjen e efektivit të policisë Muhamed Lika, janë zbardhur nga autoritetet në Kosovë.
Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Burim Çerkini, polici u qëllua me armë zjarri pak metra larg banesës së tij nga dy persona.
Dy autorët janë ende të paidentifikuar dhe në arrati, por policia shpreson se do ta ndihmojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të kuptuar se kush janë ata.
Sipas kryeprokurorit, kjo duket si vrasje e planifikuar.
Efektivi u gjet i plagosur rëndë, ndërsa ndërroi jetë në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik si pasojë e plagëve të marra./ Zoom.al
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit

