zoom

Lajme

PS drejt mandatit të katërt qeverisës, 240 mijë vota më shumë se PD! Ja kush renditet forcë e tretë

PS drejt mandatit të katërt qeverisës, 240 mijë vota më shumë se PD! Ja kush renditet forcë e tretë

Janë numëruar 4904 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e 11 Majit.

PS po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë sipas rezultatit të deritanishëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 700,315 vota, ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 459,321 vota, ose 34.3%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 48,545 vota.

Më pas vjen PSD me 48,710 vota dhe partia Mundësia me 39,529 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,966 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 700,315 vota – 52.2%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 459,321 vota – 34.3%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 48,710 vota – 3.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,582 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 39,529 vota – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 18,966 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,566 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,174 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,691 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,961 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 938 vota – 0.1%

Postime të lidhura