zoom

Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkon në Izrael! Pritet nga kryeministri Benjamin Netanyahu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkon në Izrael! Pritet nga kryeministri Benjamin Netanyahu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Izrael pak para orës 9:45 të mëngjesit të së hënës. Ai do të takohet me pengjet e liruara, do t’i drejtohet Knessetit dhe do të udhëtojë për në Sharm El Sheikh të Egjiptit, për të kryesuar një samit mbi Gazën, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje paqeje për rajonin.

Donald Trump zbriti nga avioni Air Force One me grushtin ngritur, duke u thënë “faleminderit” në anglisht anëtarëve të komitetit mikpritës.

Presidenti amerikan u prit nga Presidenti izraelit Isaac Herzog, së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij, Sara. Të tre madje biseduan për disa minuta.

Komiteti amerikan i pritjes përfshinte vajzën e Trump, Ivanka, dhëndrin e tij Jared Kushner, të cilit shumë ia atribuojnë marrëveshjen e Gazës, të dërguarin special Steve Witkoff dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael Mike Huckabee.

Në momentin që të mbledhurit në Sheshin Homer u njoftuan për uljen e Air Force One, ata shpërthyen në një britmë “faleminderit” për presidentin e SHBA-së.

“Marrëveshja e Sharm el-Sheikh” synon t’i japë fund konfliktit në Gaza, me presidencën egjiptiane që thekson se objektivat e Samitit janë:

  • ndërprerja e armiqësive,
  • forcimin e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme dhe
  • “hapja e një faqeje të re” në sigurinë rajonale.

Postime të lidhura