zoom

Bota

Trump jep lajmin: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të marrëveshjes së paqes në Gaza

Trump jep lajmin: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të marrëveshjes së paqes në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të marrëveshjes së tij të paqes në Gaza.

Marrëveshja do të sjellë lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite dhe hyrjen e ndihmave në Gaza.

Qeveria e Izraelit do të mblidhet rreth orës 14:00 sipas kohës së Jerusalemit (12:00 BST) dhe nëse e miratojnë zyrtarisht marrëveshjen, një armëpushim do të hyjë në fuqi.

Hamasi e konfirmon marrëveshjen, por një burim palestinez tha për BBC se ende nuk ka marrë listën përfundimtare të të burgosurve që Izraeli planifikon të lirojë në këmbim.

/Zoom.al

Postime të lidhura