zoom

Bota

Marrëveshja e paqes, Hamasi liron 7 pengjet e para

Marrëveshja e paqes, Hamasi liron 7 pengjet e para

Hamasi liroi shtatë pengjet e para sipas kushteve të  marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi  në Gaza të premten, duke i hapur rrugën marrëveshjes së paqes. Ndërkohë pritet të lirohen edhe 6 pengje të tjera gjatë ditës së sotme.

Izraeli konfirmoi emrat e shtatë pengjeve të para të liruara nga Hamasi këtë mëngjes:

  • Eitan Mor
  • Gali Berman
  • Ziv Berman
  • Omri Miran
  • Alon Ohel
  • Guy Gilboa-Dalal
  • Matan Angrest

Ndërkohë Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot në Egjipt për të mbikëqyrur përfundimin e luftimeve në Gaza. 

Trump dhe homologu i tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, do të kryesojnë një samit paqeje në vendpushimin Sharm El-Sheikh në Detin e Kuq, ku do të nënshkruhet një marrëveshje që i jep fund luftës, megjithëse nuk  pritet të marrë pjesë as Izraeli dhe as Hamasi.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Emmanuel Macron të Francës, Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, Friedrich Merz të Gjermanisë, Giorgia Meloni të Italisë dhe Pedro Sánchez të Spanjës, së bashku me Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë, do të jenë të pranishëm për marrëveshjen.


Postime të lidhura