zoom

Të gjitha

“Ligj i fizikës, s’e shpika unë”! Si të frenosh pa frena / Sekretin e tregon Rudina Magjistari

“Ligj i fizikës, s’e shpika unë”! Si të frenosh pa frena / Sekretin e tregon Rudina Magjistari

“Si të frenosh pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak muaj më parë nga Rudina Magjistari, e cila u shndërrua në meme në rrjet.

Por a mund të frenohet vërtetë pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë vetë Rudina Magjistari, e cila ka rrëfyer “sekretin” për emisionin “Piranjat”. Agjenti i “Piranjave”, Altin Tufa ka marrë zgjidhjen e kësaj dileme të madhe nga Magjistari, e cila thotë se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë.

“A ke bërë fizikë në shkollë? E di se çfarë është forca e fërkimit? Ndalon shpejtësia vetë, kur ti heq këmbën nga gazi, gradualisht. Është ligj i fizikës ky, nuk e kam shpikur unë. I ka bërë ai lart. Këto janë terma shoferësh, por nuk e di ti sa di ta ngasësh makinën”, u shpreh në reagimin e saj moderatorja.

Por skuadra e “Piranjave” nuk e ka lënë me kaq, ka vijuar në praktikë, duke sjellë disa mënyrë shumë interesante dhe epike për të ndaluar makinën por gjithmonë pa shtypur frenat./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura