zoom

Të gjitha

“I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë…”/ Arjola: Nuk më thonë as mirëmëngjes…

Kur ajo ishte në Big Brother VIP iu premtua një apartament dhe kjo u cilësua si ndihma më e madhe që iu dha një konkurenti.

Por aktorja Arjola Demiri, ka rrëfyer se akoma nuk është futur në banesën që iu premtuar. Aktorja ka treguar sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania.

Ajo tha sot në “Wake Up” se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne makth.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjnë shtëpinë time të parën.”/L.K

/Zoom.al