zoom

Të gjitha

Policia ndërmerr kontrolle masive në Shkodër: Në pranga 6 persona, kapen 246 kg drogë

Policia ndërmerr kontrolle masive në Shkodër: Në pranga 6 persona, kapen 246 kg drogë

Policia ka ndërmarr një sërë kontrollesh në Shkodër për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ka arritur të finalizojë operacionin e ndërmarr ku ka vendosur në pranga 6 persona ndërsa 8 të tjerë janë në kërkim.

Operacioni është ndërmarr nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me seksionet për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Policia ka arritur të sekuestrojë  246 kg lëndë narkotike në banesën e njërit prej të arrestuarve.
Gjithashtu, konstatohen dhe asgjësohen me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të kësaj banese, në fshatin Vallas, Shkodër, si dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje./zoom.al/