Aplikacion
Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur duke kaluar nga aeroporti i Rinasit, për të hyrë në vendin tonë, me 240 mijë euro të padeklaruara.
Si provë materiale janë sekuestruar edhe paratë që janë gjetur.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave,”- bëri me dije policia e Tiranës ditën e sotme.
Nuk ka detaje për arsyet e kësaj shume të madhe me të cilën po vinte i riu nga Kruja, por hetimet pritet të zbardhin arsyet dhe rrethanat./ Zoom.al