Aplikacion
Familja mbretërore spanjolle është përfshirë një skandal. Ish-kunati i mbretëreshës Letizia ka pohuar se ai ka pasur një lidhje me 51-vjeçaren përpara se të martohej me motrën e saj, Telma Ortiz.
Biznesmeni Jaime Del Burgo aktualisht ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar dhe është djali i ish politikanit Jaime Ignacio del Burgo.
Ai ka qenë i martuar me motrën e Letizia, Telma nga viti 2012 deri në 2014. Pas ndarjes, Telma u martua me avokatin irlandez Gavin Bonnar dhe solli në jetë fëmijën e tyre të parë në moshën 47 vjeçare.
![]()
Në libër, Del Burgo pohoi se ai dhe Letizia kanë qenë të dashur edhe pasi ajo u martua me mbretin Felipe, 55 vjeç, në 2004.
Para se të martohej me Felipe, Letizia ka qenë e martuar me mësuesin e letërsisë Alonso Guerrero Perez nga 1998 deri në 1999.
Jaime Del Burgo pretendon se ai ishte në takim me Letizia kur ajo u takua me mbretin Felipe dhe se kur po planifikonte t’i propozonte, ajo i tha se kishte nisur njohje me një “diplomat” misterioz gjatë darkës në hotelin Mandarin Oriental Ritz në Madrid në vitin 2002.

Si “provë” për të mbështetur pretendimin e tij, në një postim të fshirë në X, publikoi një selfie që Letizia bëri në një pasqyrë të banjës.
Në selfie, Letizia mban një shall të zi, për të cilën Jaime pretendon se i përkiste atij. Ai pretendon se mbretëresha i ka dërguar një mesazh me selfie ku shkruhej: “Dashuri. Unë po mban shallin tënd. Është sikur të ndjej pranë meje. Kujdeset për mua. Më mbron. I numëroj orët derisa të shihemi sërish. Të dua.”

Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës