zoom

Aktualitet

Plagosjet me thikë në Shkodër/ Arrestohen tre persona, dy vëllezër dhe një tjetër

Plagosjet me thikë në Shkodër/ Arrestohen tre persona, dy vëllezër dhe një tjetër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona, të përfshirë në dy ngjarje të ndara dhune, të ndodhura në qytetin e Shkodrës dhe në zonën malore të Thethit një ditë më parë.

Në të dy rastet, konfliktet kanë nisur për motive të dobëta dhe janë përshkallëzuar në përdorimin e mjeteve të ftohta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit B. B., 38 vjeç dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), të dy të dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Dyshohet se ata, gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Tre Heronjtë”, kanë goditur me sende të forta dhe me thikë një 42-vjeçar, shtetasin B. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika e përdorur në ngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në një tjetër rast, në fshatin Nderlysaj, Theth, është arrestuar shtetasi F. Th., 25 vjeç, i dyshuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Mbrëmjen e djeshme, ai ka plagosur me thikë shtetasin D. Th., 28 vjeç, pas një konflikti të çastit. Edhe në këtë rast, viktima ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës është sekuestruar nga Policia.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Zoom.al/

Postime të lidhura