zoom

Aktualitet

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me thikë 31-vjeçari

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me thikë 31-vjeçari

Një përplasje mes dy fqinjëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një 31-vjeçari.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Jakov Xoxa”, ku sipas policisë, konflikti nisi për motive të dobëta dhe degjeneroi në dhunë fizike.

Shtetasi E.Q., 46 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë fqinjin e tij, A.Sh., 31 vjeç, duke i shkaktuar plagë.

I riu u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.

Pak orë pas ngjarjes, policia arrestoi autorin dhe po vijon hetimet për të zbardhur më shumë detaje./ Zoom.al

Postime të lidhura