zoom

Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov “floriri”

Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov “floriri”

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gold”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy shtetasve në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku 45-vjeçari F. G., banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin N. M., 38 vjeç, të cilin e ka goditur me thikë për motive të dobëta.

Fatmirësisht, i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, F. G. është kthyer në banesën e tij, ku mbante një armë zjarri kallashnikov pa leje, të cilën e ka marrë dhe më pas e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, së bashku me thikën që kishte përdorur në konflikt.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë arritur të kapin dhe të vënë në pranga autorin, ndërsa kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetin prerës. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve. 

Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari. 

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë). 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura