zoom

Aktualitet

Plagoset me thikë i riu në Peshkopi, dërgohet me urgjencë te Trauma

Plagoset me thikë i riu në Peshkopi, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, ku një 23-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë”, njoftoi policia.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim nga policia, e cila po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura