zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 29-vjeçarja plagos burrin me thikë dhe arratiset

E rëndë në Tiranë/ 29-vjeçarja plagos burrin me thikë dhe arratiset

Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të mërkurë në Tiranë, ku një 29-vjeçare plagosi me thikë bashkëshortin e saj.

Sipas policisë, ata u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe në inat e sipër, gruaja ka marrë thikën dhe ka plagosur burrin.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçarja u arratis nga vendngjarja.

Policia është vënë në ndjekje të saj, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur më shumë për shkaqet që e çuan 29-vjeçaren drejt plagosjes./ Zoom.al

Postime të lidhura