Aplikacion
Një tjetër incident është shënuar në veri të vendit. Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Nderlysaj, në Theth.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku pas një përleshjeje është plagosur me mjet prerës një banor i zonës.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më herët, një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku gjatë një përplasjeje verbale, autori i dyshuar goditi me sende të forta shtetasin B. B., duke i shkaktuar dëmtime fizike./ Zoom.al
