zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset rëndë një person

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset rëndë një person

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku gjatë një përplasjeje verbale, autori i dyshuar ka goditur me sende të forta shtetasin B. B., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit i shtetasit R. M., 28 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.

Policia ka garantuar se do të vijojë veprimet procedurale me seriozitet dhe do të referojë materialet në prokurori për veprime të mëtejshme ligjore./ Zoom.al

Postime të lidhura