zoom

Të gjitha

Pesha e shtatzënisë nuk është hiç problem për Armina Mevlanin!

Blogerja Armina Mevlani është kthyer një personazh shumë të dashur për publikun sidomos pas pjesëmarrjes në emisioni “Goca dhe Gra”. Ajo shpesh shpreh pikëpamjet e saj dhe mbështjen për gjininë fëmërore dhe kështu ka bërë dhe në puntatën e fundit. Ajo ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm duke inkurajuar të gjithë të shijojnë jetën pavarësisht peshës apo pamjes pas shtatzënisë.

“Kur të më keni mua unë do ha do e shijoj dhe do ushqej fëmijën se femra është e bukur sido të jetë. Sigurisht duhet të kujdesemi mos të hani gjëra të dëmshme për shëndetin, por 5 kile më shumë apo më pak nuk ka rëndësi fare”- u shpreh Armina.

Armina ndodhet në një lidhje pre vitesh tashmë me partnerin e saj Shkëlzen Berishën. Më herët, ajo ka folur edhe për raportin që ka me fëmijët e partnerit të saj. Ajo ka treguar se ka marrëdhënie të mira shoqërore si dhe theksoi se nuk pretendon që të jetë mama për ta, pasi ata e kanë nënën e tyre.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç. Nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”,- ka thënë Armina.