zoom

Të gjitha

Përgjakje në një lokal në Itali, shqiptari vret bashkatdhetarin 23-vjeçar

Përgjakje në një lokal në Itali, shqiptari vret bashkatdhetarin 23-vjeçar

Një ngjarje fatale ka ndodhur së fundmi në Itali. Mediat vendase raportojnë se një sherr brutal ka ndodhur një natë më parë në via Allea Comunale, Turbig, gjatë një feste në një lokal të kësaj zone.

Një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve.

Plumbat kanë lënë të vdekur një djalë 23-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Legnano, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një tjetër shqiptar 30-vjeçar.

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35, teksa autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga karabinierët./ Zoom.al

Postime të lidhura