Aplikacion
Një ngjarje e rëndë u shënua në Milano mbrëmjen e djeshme, ku një festë mes shqiptarëve u kthye në tragjedi.
Një 34-vjeçar qëlloi ndaj bashkatdhetarëve të tij dhe si pasojë e të shtënave një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa një 30-vjeçar u plagos.
Sipas “Corriere della sera” dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një grua.
“Festa e ditëlindjes, disa gota dhe përpjekjet për t’iu afruar një gruaje”, shkruan Corriere.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 pranë rrugës numër 8 të via Allea Comunale, në qendër të qytetit të vogël në provincën e Milanos, rreth 20 kilometra nga Legnano.
Tre shqiptarët e përfshirë në sherr kanë qenë pjesë e një grupi bashkatdhetarësh që festonin ditëlindjen. Duket se gjatë festës një nga të rinjtë e pranishëm ka shfaqur interes ndaj një gruaje në grup.
Për këtë arsye ka lindur një sherr , i cili më pas ka rezultuar në të shtëna me armë, që përfunduan në tragjedi.
Sipas rikonstruksionit të ushtarakëve të kompanisë Legnano, 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar fillimisht 30-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Më pas pjesëmarrësit e tjerë të festës rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi disa herë të tjera dhe një nga plumbat kapi 23-vjeçarin.
I riu ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano-s, pasi plumbi i kishte dëmtuar arterien karotide.
Autori i dyshuar u arrestua, ndërsa karabinierët kanë sekuestruar pamjet filmike në zonë, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore