zoom

Të gjitha

Përfundon në spital, çfarë po ndodh me Fjolla Morinën?

Përfundon në spital, çfarë po ndodh me Fjolla Morinën?

Këngëtarja Fjolla Morina ka postuar një foto në Instagram nga spitali duke i bërë merak të gjithë fansat. Në foton e publikuar Fjolla shfaqet duke marrë serum por deri më tani nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqetëson fansat me fotot të tilla. Ajo publikoi dy muaj më parë një video teksa bënte serum ndërsa pranë kishte vajzën e saj që kujdesej për të.

Jo vetëm kaq por Fjolla ka patur dhe probleme të vazhdueshme me drejtësinë. Para pak muajsh u bë me dije se ajo ishte arrestuar nga forcat e rendit teksa ndodhej në Prishtinë. Avokati i saj Fanol Krasniqi ka komunikuar me mediat dhe ka konfirmuar lajmin duke thënë se një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë nuk e ka shfuqizuar urdhërin e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin. Fjolla është arrestuar më parë për posedim të armëve pa leje vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.

Postime të lidhura