zoom

Të gjitha

“Perfeksioni nuk ekziston…”/ Rina Balaj publikon kompleksin që kanë shumë vajza

“Perfeksioni nuk ekziston…”/ Rina Balaj publikon kompleksin që kanë shumë vajza

Të dalësh pa make up në rrjetet sociale është diçka që shumë pak personazhe të famshëm e bëjnë. Po këngëtarja kosovoare Rina Balaj duket se këtë gjë nuk e ka fare kompleks.

Së fundmi është bërë virale një video e këngëtares gjatë një transformimi tek grimieria e saj. Në video shfaqet i gjithë procesi i bërjes së make up-it te Rina, ku në një fragment duket Rina pa pikë grimi.

https://www.instagram.com/reel/CfCW7gJFqqN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=75cb87c2-6954-4888-a412-5355d65626a5

Përpos një trupi të tonifikuar, nga pamjet duket se Balaj gëzon edhe një fytyrë të pastër dhe të përkujdesur.

Ju kujtojmë që përpos aspektit profesional, Rina Balaj vihet në qendër të vëmendjes edhe për format e saj trupore.

Këngëtarja gëzon një fizik të palestruar, ku nuk heziton të vë në pah format e rrumbullakosura. Edhe fotot e saj të fundit në Instagram këtë vërtetojnë./L.K

/Zoom.al