zoom

Të gjitha

Yolanda Hadid etikohet nga fansat si një nënë toksike

Mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda është kritikuar së fundmi nga ndjekësit pasi njëra nga vajzat e saj, Bella zbuloi se bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare.

Përdoruesit e Twitter-it e kanë kritikuar Hadid për lejimin e fëmijëve të saj që të bënin operacione madje disa kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë një “nënë të keqe”.

“Yolanda është një nënë e tmerrshme. Ajo inkurajon çrregullimet e të ngrënit dhe e ka lënë vajzën e saj para adoleshencës të bëjë një operacion estetik?”, shkroi një prej tyre.

Një komentues duke iu referuar martesës së Yolandës me Mohamed Hadid shkroi, “Ajo me të vërtetë u martua me një burrë palestinez dhe më pas u zemërua me fëmijët e saj që kishin tiparet për ta provuar këtë”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Bella zbuloi për ‘Vogue’ se ishte penduar për operacionin në hundë sepse përfaqësonte historinë e saj familjare.

Postime të lidhura