zoom

Aktualitet

Përdhunimi i dy motrave në Berat, Gjykata lë në burg 2 të rinjtë. Mohojnë akuzat

Gjykata e Shkallës së Parë Berat dha sot masat e sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardit Nano, 33-vjeç, banues në Berat.

Të rinjtë u arrestuan mbrëmjen e së enjtes për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe. Të akuzuarit mohuan veprat penale, duke e cilësuar inskenim të nxitur nga palët e tjera. Prokuroria do thellojë hetimet për rastin.

Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie,pasi zona e jashtme e gjykatës ka qënë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve. Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer.

Ashtu siç edhe deklaroi dy ditë më parë, edhe sot para gjykatës nëna e 16-vjeçares Rudina Zerellari ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qënë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë. Tē njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj

Prokuroria Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për të dy djemtë, ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos,ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40-ditë,deri në mbërritjen zyrtare të  ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat. /ZOOM.AL/