zoom

Lajme

Përballje mes ish-ave në Big Brother Vip Albania?

Përballje mes ish-ave në Big Brother Vip Albania?

Angelo Haruni dhe Neada Muçaj ish-partnerë, do përballen në Big Brother Vip.

Angelo Haruni është tashmë zyrtarisht një nga banorët e Big Brother VIP Albania 5, dhe që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi ka zgjuar kureshtje jo vetëm për lojën, por edhe për të kaluarën e tij sentimentale.


Angelo ka qenë i lidhur prej disa vitesh me ish-moderatoren e emisionit “Ëake Up”, Neada Muçaj, një romancë që nuk është bërë kurrë publike në detaje, por ka qarkulluar prej kohësh në ambientet mediatike. Emri i ish-partneres së tij është përfolur më herët edhe në lidhje me këtë edicion të “Big Brother VIP”. Pas largimit nga “Ëake Up”, ajo është përfolur disa herë si një emër potencial për formatin, por sipas burimeve, pritet të bëhet pjesë e BBV në janar.


Pa e përmendur drejtpërdrejt asnjë emër, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar në mënyrën se si ai e sheh sot dashurinë. Në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, ai u shpreh hapur për zhgënjimet e tij emocionale:
“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Unë mendoja që është shumë normale të mos ziheshe në një marrëdhënie dhe më është thënë: ‘Shiko, është normale, ndodh kudo që të zihesh’. Është gjë tjetër zënka të vogla dhe është gjë tjetër zënka-zënka”, u shpreh Angelo.
Nëse ky skenar do të realizohej, publiku do të ishte dëshmitar i një përballjeje të papritur mes dy ish-partnerëve, të detyruar të bashkëjetojnë 24 orë nën të njëjtën çati.

Zoom.al/

Postime të lidhura