zoom

Lajme

Çfarë ndodhi? Ndërpritet transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftimin URGJENT

Çfarë ndodhi? Ndërpritet transmetimi i BBVA, produksioni del me njoftimin URGJENT

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme me transmetimin e Big Brother VIP Albania.

Abonentët kanë raportuar se aktualisht të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh janë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje totale të pamjeve nga shtëpia.

Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngjallur konfuzion te publiku, duke detyruar produksionin të reagojë përmes një njoftimi urgjent.

Sipas “Vëllait të Madh”, shkaku i këtij bllokimi masiv janë problemet teknike.

​“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.”

Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident brenda shtëpisë, njoftimi saktëson se monitorimi i brendshëm vazhdon:

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,”- mbyllet reagimi./ Zoom.al

Postime të lidhura