zoom

Lajme

Lidhja “toksike” e Angelos, mamaja zbulon gjithçka: Nuk më ngjiti aspak

Lidhja “toksike” e Angelos, mamaja zbulon gjithçka: Nuk më ngjiti aspak

Alba Haruni, mamaja e Angelos, ndau për herë të parë mendimet e saj mbi jetën personale të djalit dhe përvojat e tij brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo tregoi se ndjek programin rregullisht dhe asnjë detaj nuk i shpëton vëmendjes.

Alba u ndal veçanërisht tek lidhja e Angelos jashtë kamerave, e cila sipas tij ishte përjetuar si “toksike”.

Ajo shpjegoi se kishte pasur dyshime për sjelljen e vajzës ndaj djalit të saj, por kurrë nuk e kishte sulmuar apo paragjykuar, duke theksuar se gjithçka duhet të trajtohet me respekt.

“Do të marr përsipër të them gjërat e mia. Për hir të së vërtetës nuk është se më ngjiti ndonjëherë sepse kisha rezervat e mia për mënyrën se si ishte qasur në lidhje me Angelon. Por kjo është e vërteta ime dhe perceptimi im. Megjithatë nuk zgjodha asnjëherë që ta atakoj apo ta shoh shtrembër, zgjodha ta respektoj sa e kishte ajo të mundur të respektonte sepse disa gjëra nuk bëhen me të thënë. O bëhen o nuk bëhen. Megjithatë ajo ishte jeta e tyre, lidhja e tyre për të cilën as nuk u pyeta ndonjëherë dhe nuk m’u mor mendim ndonjëherë”, tha ajo.

Momenti më i dhimbshëm për Albën ka qenë ndarja e Angelos, veçanërisht fakti që ai kaloi Vit të Ri vetëm, të cilin e mësoi vetëm përmes rrëfimit të tij në Big Brother. Ajo u shpreh:

“Mua më dhembi shumë të dëgjoj se ai ishte vetëm, sepse nuk është normale të kalosh festa i vetëm kur ke familjen aty pranë. Më preku thellë.”

Alba shtoi se Angelo kishte zgjedhur ta kalonte këtë periudhë vetëm, për të mos shqetësuar askënd, duke e përjetuar në heshtje për rreth dy muaj. Ajo u shpreh se pavarësisht dhimbjes, dëshiron që djali i saj dhe ish-partnerja e tij të jenë të lumtur dhe të ecin përpara me jetën e tyre./ Zoom.al

Postime të lidhura