Aplikacion
Një situatë e tensionuar është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku dy nga banorët, Angelo dhe Seno, janë përfshirë në një përplasje verbale me tone të larta, e cila u shoqërua edhe me një moment kontakti fizik mes tyre.
Debati nisi pas një diskutimi rreth mënyrës së komunikimit brenda shtëpisë, ku Angelo reagoi ashpër ndaj Senos, duke theksuar se ngritja e zërit ndaj vajzave nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë. Ai u shpreh prerazi se një sjellje e tillë nuk tolerohet as brenda formatit dhe as jashtë tij.
Nga ana tjetër, Seno reagoi me kundërpërgjigje të forta, duke refuzuar të pranojë vërejtjet dhe duke përdorur shprehje fyese ndaj Angelos. Përplasja u përshkallëzua shpejt, me replika të ashpra dhe kërcënime verbale, duke e bërë situatën mjaft të tensionuar për banorët e tjerë.
Në kulmin e debatit, mes dy konkurrentëve pati edhe një kontakt të lehtë fizik, çka ngriti shqetësime për respektimin e rregullave të lojës dhe etikën e komunikimit në shtëpi. Angelo e akuzoi Senon për mungesë argumentesh dhe për sjellje të papranueshme, ndërsa Seno u shpreh se nuk do ta linte kundërshtarin e tij të qetë deri në fund të lojës.
Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.
Seno: E di unë kujt i bërtas.
Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.
Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.
Angelo: Nuk ka as edhe një shans ti t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo. Jo ti, po edhe kushdo këtu.
Seno: Rri urtë! Usht!
Angelo: S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.
Seno: Ty si strateg… S’do të lë të flesh deri në fund.
Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot./ Zoom.al