Aplikacion
Banorët e Big Brother VIP vendosën të zgjedhin liderin e parë të shtëpisë, dhe më shumë vota mori Armiri.
Ai do të ketë përgjegjësinë për të ndarë detyrat e përditshme mes banorëve, si dhe për të menaxhuar buxhetin javor të shtëpisë.
Vendimi u mor gjatë një momenti në living, ku të gjithë banorët morën pjesë në votim. Zgjedhja e liderit sjell edhe avantazhe strategjike, të cilat do t’i komunikohen Armirit në episodin Prime të së shtunës.
Roli i liderit është i rëndësishëm për organizimin e detyrave, mbikëqyrjen e aktiviteteve të shtëpisë dhe për të vendosur rregullat që lidhen me jetën e përditshme të banorëve. Përveç përgjegjësive, lideri përfiton edhe privilegje që mund të ndikojnë në lojën dhe strategjinë e tij brenda Big Brother VIP 5./ Zoom.al


