zoom

Të gjitha

“Për një fundjavë me mua ju duhen…”/ Videoja e Albano Bogdo-s bëhet virale në rrjete

“Për një fundjavë me mua ju duhen…”/ Videoja e Albano Bogdo-s bëhet virale në rrjete

Aktori i humorit Albano Bogdo iu ka bërë një ftesë publike të gjitha femrave që e ndjekin në rrjetet sociale. Ai publikoi një video në profilin e tij në TikTok, ku shihet në një vend në breg të detit.

https://www.tiktok.com/@serpe91/video/7114219526320901381?lang=en

Megjithatë vëmendjen e mori “oferta” e tij për vajzat. Albano shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.

“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua.”- thuhet në shkrimin e plotë të Albanos.

Menjëherë ndjekësit e tij kanë reaguar në seksionin e komenteve, ku disa qeshin me statusin e tij, ndërsa të tjerë kanë komentuar look-un e ri të aktorit. Albano ka bërë një ndryshim të madh në pamje, pasi ka prerë flokët e tij kaçurrela, duke u shfaqur tullac në publik.

https://www.tiktok.com/@albanobogdo2020/video/7114178905132551430?lang=en

Më shumë se një vit më parë si rrallëherë Albano bëri një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin e ri. I ftuar në një intevistë ku u pyet për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.

Aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij të atëhershme, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing./L.K

/Zoom.al