zoom

Të gjitha

“Për burrë s`do të vuash kurrë”: Rudina Dembacaj me një mesazh për gratë e divorcuara!

Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here zhvillon bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj. Së fundi, një fanse kërkoi mendimin e saj se si ja ka dalë paragjykimeve si një nënë e divorcuar.

Aktorja e njohur u përgjigj pa ngurrim, duke ndarë eksperiencën e saj me të. Ndër të tjera ajo i tha ndjekëses se për burra nuk vuan kurrë.

“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,”- ka shkruar Rudina.

Aktorja u martua ne Mark Frrokun, lidhjen me të cilin e konfirmoi pas ndarjes me ish bashkëshortin, Alex, me të cilin ka dhe vajzën, Viktoria. Kurorëzimi i tyre u bë në 1 tetor i pasuar nga një festë e madhe me të ftuar VIP. Frroku nga ana e tij, është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe një djali..