Aplikacion
Yjet e Holllivudit ,Penélope Cruz dhe Antonio Banderas hynë në tapetin e kuq për premierën në SHBA të filmit të tyre “Official Competition” në Nju Jork në Festivalin e Filmit Tribeca .Dyshja e aktorëve , shfaqen në krah të Oscar Martinez në komedinë e errët që shfaq kotësinë dhe egon në një mënyrë humoristike. Sex-simboli, Banderas, 61 vjec u tha gazetarëve se festivali me bazë në Nju Jork ka një lehtësi që të tjerët nuk e kanë.
“Ky është një festival shumë më relaksues se ato festivale në Evropë që janë paksa të tensionuara, intensive dhe kjo ndoshta është e nevojshme për të parë filma, e dini, në një mënyrë të këndshme pa presionin e gjërave të tjera…”
Cruz portretizon një regjisore të cilës i kërkohet të krijojë një film nga një miliarder impulsiv. Personazhi i saj ka për detyrë të menaxhojë egon e dy aktorëve të famshëm, të luajtur nga Banderas dhe Martinez, si në set ashtu edhe jashtë saj.
“Si katër ose pesë njerëz të ndryshëm, disa nga industria jonë. Disa nga, ju e dini, njerëz që kam takuar në situata të tjera dhe njerëz që nuk i njoh janë nga fusha të tjera të botës së artit. Dhe unë i kam studiuar intervistat dhe sjelljen e tyre, por ndoshta nuk i kam takuar kurrë.”
Festivali do të përfundojë më 19 qershor dhe do të shfaqë rreth 110 filma artistikë nga 40 vende./L.K
/Zoom.al