Aplikacion
Ish-ministri theksoi se e gjitha kjo patjetër që ka qenë një arsye pse presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaçëm me Baba Mondin.
”Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverive që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit.”
Dhe me tej Paskal Milo, historian dhe njohes i mirë i marrëdhenieve ndërkombëtare, shton:
“Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij”.
Por a është vetëm Izraeli në këtë lojë të madhe të shtetit të bektashinjve?
“E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti vetëm me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm”, tha Milo./ Zoom.al
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia