zoom

Aktualitet

Pasi akordoi 4 mln euro për koncertin e Kanye West, qeveria ofron edhe bileta falas për influencerët (mesazhet)

Pasi akordoi 4 mln euro për koncertin e Kanye West, qeveria ofron edhe bileta falas për influencerët (mesazhet)

Ndërsa mijëra qytetarë protestojnë prej javësh në Tiranë, qeveria ka zgjedhur të investojë 4 milionë euro për zhvillimin e koncertit të Kanye West, duke e cilësuar atë një investim për ekonominë dhe turizmin.

Por polemikat nuk kanë përfunduar me fondin publik. Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë mesazhe ku influencerëve u ofrohen bileta 1+1 falas në këmbim të promovimit të koncertit në Instagram dhe TikTok.

Oferta parashikon tre “story” në Instagram ose një video në TikTok dhe një “story”, në këmbim të dy biletave për koncertin.

Publikimi i këtyre mesazheve ka shtuar debatet mbi mënyrën se si po promovohet eventi, veçanërisht pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se shteti ka ndërhyrë me 4 milionë euro për të garantuar zhvillimin e koncertit, duke hedhur poshtë pretendimet se bëhet fjalë për “dhjetëra miliona euro”.

Nga ana tjetër, nuk ka një sqarim publik se kush po financon fushatën e bashkëpunimit me influencerët dhe nëse ajo lidhet me organizatorët privatë të eventit apo me buxhetin e dedikuar për organizimin.

Postime të lidhura