zoom

Slider

Pas festës me shampanjë për kualifikimin dhe pak orëve me gjumë, kuqezinjtë i kthehen stërvitjes

Kombëtarja kuqezi, pas barazimit historik me Moldavinë, arritën të kualifikoheshin për herë të dytë në histori në Europian.

Ata mbërritën mbrëmë në Tiranë, teksa pas festës me shampanjë, këngë dhe brohorima, sot kanë zbritur në fushë duke kryer stërvitjen në prag të duelit me Ishujt Faroe, edhe pse me pak orë gjumë për shkak të fluturimit dhe festës.

Padyshim kjo është një ndër seancat më të bukura dhe më të lumtura për kuqezinjtë pas arritjes së objektivit. Tashmë ata do të kërkojnë ta mbyllin në vendin e parë duke fituar të hënën ndaj Ishujve Faroe.

Postimi i plotë:

⚽ Kombëtarja ka mbërritur në 📍 Tiranë dhe ka kryer seancën e parë stërvitore pas kualifikimit në “Euro 2024”

🦅 kuqezi po bëhen gati për duelin e të hënës kundër 🇫🇴 Ishujve Faroe”.

/ZOOM.AL/