Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:25, në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Panaja.
Një kamionçinë është përplasur me trafikndarësen.
Nga goditja e fortë, shoferi ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të nxjerrë trupin e shoferit nga kabina e shkatërruar e mjetit./ Zoom.al





