zoom

Aktualitet

Tjetër aksident në vend, përplaset një grua

Tjetër aksident në vend, përplaset një grua

Një tjetër aksident rrugor ndodhi këtë të martë, këtë herë në Korçë.

Një grua 51 vjeçe, që po lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më herët gjatë ditës, në fshatin Gimaj të Shkodrës një mjet doli nga rruga për shkak të një defekti dhe u përmbys në rrugë.

Për pasojë, një pasagjer që udhëtonte në makinë u plagos rëndë dhe u dërgua te Trauma në Tiranë me helikopter./ Zoom.al

Postime të lidhura