Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Peqinit gjatë orëve të para të mëngjesit. Dy të rinj, 24-vjeçarë, kanë humbur jetën.
Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, po udhëtonin drejt Peqinit, teksa makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.
Makina ku ata udhëtonin, një mjet tip “Golf”, ka doli nga rruga në vendin e njohur si “Ura e Teqes”. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç”, njoftuan uniformat blu./Zoom.al