zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si ndodhi aksidenti tragjik në aksin Vlorë-Levan?

DETAJE/ Si ndodhi aksidenti tragjik në aksin Vlorë-Levan?

Zbardhet dinamika e aksidentit fatal që u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në aksin Vlorë-Levan, ku humbi jetën një person.

Viktimë mbeti shtetasi me onicialet F. H., 62 vjeç, i cili po drejtonte një kamionçinë, në momentin e aksidentit.

Sipas policisë, shkak për aksidentin u bë një 28-vjeçare italiane, e cila goditi nga pas me makinë kamionçinën.

Për pasojë, kamionçina u përplas me trafikndarësen dhe shoferi 62-vjeçar humbi jetën. Pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura