zoom

Aktualitet

Padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado, caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

Padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit Olsi Dado, caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila tashmë i është caktuar për gjykim gjyqtarit administrativ të shkallës së parë, Hazbi Balliu.

Padia është depozituar nga Veliaj me kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Olsi Dado.

Në padi, Veliaj pretendon se procesi i emërimit të prokurorit ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe parimet e administrimit publik, duke ngritur dyshime mbi kompetencat dhe procedurat e ndjekura për caktimin e tij në detyrë.

Në kërkesë-padi, kryebashkiaku i Tiranës kërkon gjithashtu që gjykata të shqyrtojë ligjshmërinë e akteve administrative që lidhen me këtë emërim, duke argumentuar se ato cenojnë parimin e sigurisë juridike dhe të ushtrimit të rregullt të funksioneve publike.

Erion Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa më herët Gjykata Kushtetuese ka vendosur rikthimin e tij në detyrën e kryebashkiakut. Çështja pritet të shqyrtohet në vijim nga Gjykata Administrative e Tiranës, e cila do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga Veliaj.

Postime të lidhura