Aplikacion
Ndërsa një stuhi e rëndë bore goditi Nju Jorkun, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe kaos në rrugë, kryebashkiaku i ri Zohran Mamdani u bë kryefjalë në rrjetet sociale, duke u shfaqur duke pastruar borën për automjetet e bllokuara.
Video që e tregojnë 34-vjeçarin duke shtyrë borën në Myrtle Avenue dhe Franklin Avenue u shpërndanë masivisht, shoqëruar me pëlqime dhe rezerva nga ndjekësit.
Kjo situatë duket një Deja Vu për shqiptarët, që deri pak kohë më parë, shihin çdo javë në TV kryebashkiakun Erion Veliaj (tashmë në qeli) teksa pastronte mbeturinat, mbillte pemë apo ndihmonte fëmijë të komunitetit rom. Madje një herë bujaria e Lalit kaloi kufijtë dhe u raportua se ai iu gjend pranë një qytetareje që i ra të fikët në aeroportin e Hanoverit.
Përveç kahut politik dhe punës së dorës, Mamdanin dhe Veliajn e bashkon dhe një tjetër emërues; Soros. Të dy kryebashkiakët akuzohen se janë financuar nga manjati kontrovers, George Soros për të ndjekur agjendat e tij.