zoom

Të gjitha

Olta flet për sikletin e madh në filmin e saj me Luizin: E kemi përsëritur disa herë skenën e …

Olta flet për sikletin e madh në filmin e saj me Luizin: E kemi përsëritur disa herë skenën e …

Gjatë turit të tyre nëpër vendet e Shqipërisë gazetarët e programit “Pushime on Top” kanë intervistuar aktoren Olta Gixhari, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” e tashmë ka nisur pushimet.

E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.

Gjithashtu Olta nuk shpëtoi pa u pyetur për skenën e shumë komentuar të puthjes me Luiz Ejllin ku aktorja është shprehur se nuk e mban mend sepse është diçka shumë teknike si të bësh një ecje duke shpjeguar se puthja në film nuk është diçka që mund ta shijosh apo ta ndjesh sepse ka vetëm anë profesionale. Gjithashtu Olta ka treguar se skena e puthjes është përsëritur disa herë pasi dy aktorëve u vinte për të qeshur dhe nuk ishte mirë këndi i dritës.

Olta për planet e saj:

“Në tetor del filmi, mezi po pres dhe pse jo për një 2-sh, për një “Kuadër të dashurisë 2” me shpresën që njëshi të shkojë mirë…Kam disa projekte që jam duke e diskutuar, nuk dua një projekt që të bllokohem, dua të jem e lirë, të udhëtoj, të shijoj cunin, nuk është se televizioni në full time të jetë ambicia ime…”