Aplikacion
Në përkujtimoren e mbajtur sot për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi, ish-partnerja e tij, Selvije Jao, ka folur mes lotësh për humbjen e rëndë të artistit, i cili u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 40-vjeçare pas një arrestit kardiak.
Ajo tregoi se vështirësia më e madhe është t’i shpjegojë situatën djalit të tyre, Roelit, vetëm 3 vjeç e gjysmë, i cili ende nuk e ka kuptuar se i ati nuk do të jetë më pranë tij.
“Një njeri që mua më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur. Mbi të gjitha, më ka falur një djalë si drita,” tha Jao.
Ajo shtoi se Shpati ishte i përkushtuar deri në fund që djali i tyre të rritej me vlera dhe çdo të mirë të mundshme.
Mes dhimbjes, Selvija tha se nuk e di se kush dhe si do t’i tregojë Roelit të vërtetën e hidhur, por është e bindur se i vogli do të rritet krenar për babanë që e ka dashur pafund.
“I kam thënë shpesh Shpatit: ti je shumë i mirë dhe shumë i sinqertë për këtë botë mizore,” u shpreh ajo.