zoom

Slider

Një tjetër Ibrahimovic në Serie A, Frosinone transferon nga Bayern talentin shqiptar

Një tjetër Ibrahimovic në Serie A, Frosinone transferon nga Bayern talentin shqiptar

Një tjetër përforcim nga Bayern Munchen për Frosinonen pas afrimit të Marvin Çunit.

Skuadra e rikthyer në Serie A, është përforcuar në ofensivë me shërbimet e Arijon Ibrahimovic, i cili u huazua nga bavarezët.

Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, u prezantua sot te Frosinone.

Idhulli – “Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues.

Frosinone – “Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot.

Gjendja fizike – “Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, tha Ibrahimovic. /zoom.al/