zoom

Aktualitet

“Një mesazh do të shpëtonte jetën e djalit tim”/ Babai i Martin Canit reagon pas dënimit të Mario Përlleshajt

“Një mesazh do të shpëtonte jetën e djalit tim”/ Babai i Martin Canit reagon pas dënimit të Mario Përlleshajt

Mario Përlleshaj është dënuar me 16 vite heqje lirie për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, babai i viktimës, Ëngjëll Cani, u shpreh se institucionet shkollore mbajnë pjesë të madhe të përgjegjësisë për tragjedinë.

Ai tha se shkolla nuk i kishte njoftuar prindërit për konfliktin që kishte ndodhur më herët mes dy djemve. Sipas tij, një mesazh i thjeshtë mund të kishte shmangur fatkeqësinë.

“Shkolla është përgjegjësja e parë. Ishte vetëm pesë minuta larg punës time. Një njoftim i vogël mund të kishte shpëtuar jetën e djalit tim”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, avokati i familjes Cani, Redi Ramaj, deklaroi se dënimi me 16 vite nuk mjafton për të dhënë një mesazh të fortë të drejtësisë. Ai paralajmëroi se çështja do dërgohet në Gjykatën e Apelit dhe se familja do të nisë edhe procedura civile për dëmshpërblim ndaj institucioneve që, sipas tyre, dështuan në parandalimin e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura