zoom

Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Apeli lë në fuqi dënimin për Mario Përlleshajn

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Apeli lë në fuqi dënimin për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të Mario Përlleshajt, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani në vitin 2024.

Në qershor, Apeli rihapi hetimin dhe vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin dhe për të miturin që mbeti i plagosur gjatë sherrit mes disa personave.

Në dhjetor 2025, Përlleshaj u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj të miturit tjetër që mbeti i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes dy adoleshentëve që kishte nisur tre ditë më herët në shkollë.

Pas mësimit, sherri përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosjen e autorit. Hetimet konfirmuan se në ngjarje u përdor vetëm një thikë.

Rasti shkaktoi reagim të madh publik, protesta për sigurinë në shkolla dhe më pas çoi në vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok-ut për një vit.

Postime të lidhura