Aplikacion
Moderatorja e njohur Rudina Magjistari, në një pjesë të madhe të rasteve bie në grackën e shumë portaleve, kjo jo për shkak të temave, por gafave. Mjafton një fjalë dhe çdo gafë e saj hap faqet kryesore të shumë portaleve, të cilat duket sikur e ndjekin këmba –këmbës Rudinën.
Por ajo ka zgjedhur që gjithnjë të heshtë pas lajmeve që janë bërë për të.
Në një puntatë të emisionit të saj ku trajtonte krizën ekonomike në vend dhe jepte disa këshilla për kursimin e karburantit, gafa e saj u bë menjëherë virale në rrjetet scoiale. Magjistari dëgjohet të thotë se si qytetarët mund të kursejnë karburant. Sipas saj, kjo bëhet duke mos shtypur frenat, për të frenuar….
“Mund të përgjysmoni konsumimin e karburantit duke ndjekur këto rregulla, mos frenoni duke shtypur frenat,”- tha Magjistari, frazë kjo që u bë kryefjala e faqeve të meme-ve.
Teksa kishte të ftuar kryebashkiakun Erion Veliaj rreth dy vite më parë , Magjistari, e cilësoi me fat shkollën “Sami Frashëri”, për dy arsye: që kishte nxënës Veliajn dhe që u shemb nga tërmeti. Sipas Magjistarit, tashmë do të donin edhe shkolla të tjera, të kishin të njëjtin fat.
“Shkolla ‘Sami Frashëri’ dy herë me fat, që të ka pasur ty nxënës dhe që u trondit nga tërmeti. Sepse do të kërkojnë të gjitha shkollat tani të bëhen si ‘Sami Frashëri’,”- deklaroi Magjistari.
Në definicionin ying-yang, në çdo të mirë ka të keqe e anasjelltas, po sa mund të quhet fat kur një shkollë shembet nga tërmeti?
Në 26 nëntor të 2016-ës, Rudina kishte të ftuar Mariza Ikonomin. Ato patën një bisedë interesante, ku këngëtarja foli për projektet dhe jetën e saj personale në Tiranë, pas kthimit nga Franca.
Teksa ishte duke i kujtuar daljen e saj të parë në skenë, Rudina Magjistari iu drejtua Marizës: “Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”
Por menjëherë Mariza nuk nguroi ta korrigjojë, duke i treguar Rudinës se Francesk Radi nuk ishte xhaxhai i saj.
“Pse nuk është xhaxhai yt Françesk Radi?” – vazhdoi më tej moderatorja Rudina Magjistari duke mos e kapur ende ngatërresën që po bënte…
“Xhaxha e ka Rozana Radi”, tha Mariza, duke qeshur . “U po, më fal! Kjo ishte gafë, por gafë e këndshme ama”, u përgjigj Rudina duke e kapur më në fund që ishte duke ngatërruar personazhet e njohura të skenës.
Në 19 dhjetor të 2017-ës, moderatorja kishte të ftuar Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në emision u diskua për përditshmërinë e tij, dhe për jetën e tij private.
Magjistari e pyet Erikun për emrin, i cili përgjigjet se ka qene motra kumbara e tij. Këtu pyetja e Rudinës ishte “mbresëlënëse”. “Motra është më e madhe apo më e vogël?”
Në vitin 2020 gjatë përiudhës së karantinës, bisedat me Rudinën bëheshin me lidhje me Skype ose me të ftuar shumë të rrallë. Moderatorja Rudina Magjistari bëri një tjetër gafë, teksa kishte të ftuar në emision këngëtaren Nertila Koka. Kjo e fundit ndodhej në Suedi së bashku me familjen. Teksa po bënte intervistën në lidhje me Skype, moderatorja i tha se gëzon dy vajza dhe një djalë.
Ndërsa artistja reagoi duke i shpjeguar se, “Qenushi është djali”, dhe më pas shpèrthyen të qeshurat mes tyre. Disa prej situatave të tjera komike janë edhe këto si më poshtë:
Pas gjithë këtyre reagimeve dhe vënieje në lojë nga publiku, në njëfarë mënyre Rudina vendosi t’u mbyllë gojën njerëzve dhe portaleve me deklaratën që bëri kur ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Panit”. E pyetur nga një vajzë e vogël se pse qeshin njerëzit me të në TikTok, ajo u shpreh:
“Qeshin sepse ndoshta se unë kam dëshirë që t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen që të them batuta. Më pëlqen që të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen që t’i ngacmoj të ftuarit, nganjëherë edhe mund të ngatërrohem si çdo njeri në këtë botë. 12 vite para ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet. Nuk e di nëse e kishe fjalën për këtë apo jo? Ti ndodh ndonjëherë që ngatërrohesh”./L.K/Zoom.al
Disa nga videot virale janë shkëputur nga emisioni i saj “Rudina”.
Ky është artikull ekskluziv i Zoom.al dhe gëzon të drejtën e autorësisë në bazë të Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ai mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Zoom.al”,shoqëruar me linkun e artikullit origjinal. Për mosrespektimin e këtij detyrimi, çdo shkelës do të ngarkohet me përgjegjësi sipas Ligjit Nr/ 35/2016.