Aplikacion
Gena është një artist shumë i njohur dhe prej vitesh vazhdon të mbetet shumë aktiv me koncerte. Së fundmi ai ka realizuar nëj intervistë në “Pardon My French”, ku ka ironizuar artistët e rinj duke shprehur se blejnë klikimet e këngëve.
“Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blejnë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma.”- tha këngëtari.
Gjatë intervistës ai u pyet nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”, ku tha se nuk e di nëse e lë bashkëshortja.
“Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk.”– tha ai.
Gena rrëfeu gjithashtu njohjen me partneren e tij prej 14-vitesh, dhe planet për dasmë.
“Me Lorin jemi njohur në një nga ‘club-et’ e asaj kohe. Kishte ardhur për të marrë një vizë për në Greqi. Edhe shyqyr që më gjeti mua që e mori vizën. Llotaria e saj isha unë. Mos gaboj kemi 14 vjet bashkë. Për dasmën Lori e di tani.”– zbuloi Gena./L.K
/Zoom.al