Aplikacion
Në emisionin “Abc e Mëngjesit” ishte i ftuar këngëtari Vlashent Sata. Ai u pyet dhe për jetën personale e sidomos për faktin që do bëhet baba së shpejti. Vlashenti foli për periudhën e bukur të shtatzënisë së Dojnës dhe na tregoi dhe huqet e saj pasi në fillime moderatorja nuk hante fare, ndërsa tani ka filluar t’ia ndjejë lezetin ushqimit.
“Më vjen keq që zgjat vetëm 9 muaj kjo gjë. Unë do të kisha dashur që të zgjaste më shumë. Ka momentet e veta e ka përjetuar edhe më tepër. Fillimisht nuk hante fare, tani ka filluar i ndjen lezetin. Para disa ditësh kishte marr një tortë dhe e futi në ngrirje, mezi po priste ta hante”- u shpreh Vlashenti.
Këngëtari ka folur gjithashtu dhe për emrin që po mendojnë për fëmijën që pritet të vijë në jetë shumë shpejt.
“Unë kam gjetur ca emra që në fillim. Problemi që kemi është se kemi pritshmëri. Do doja një emër që nuk ekziston. Po nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ta shoh. Nuk do të donin bashkim ose të ri-sillnim emrin e dikujt. Presim sugjerime, nëse keni ndonjë ide na shkruani”-sugjeroi ai.